20 Prill 2024

Twitteri ndryshon mënyrën e paraqitjes së mesazheve

New York, 11 shkurt - Rrjeti sociale, Twitteri, po e ndryshon mënyrën e paraqitjes së mesazheve.

Shërbimi i mikroblogut Twitter do të lejojë tani që në krye të faqes të dalin mesazhet e njerëzve me të cilët është lidhur përdoruesi, pastaj të shfaqen mesazhet e tjera në kohë reale.

Formati i ri synon ta gjallërojë shërbimin Twitter, i cili përballet me vështirësi për të tërhequr përdorues.

Gjatë fundjavës që kaloi, rrjeti Twitter u përmbyt nga zërat se ai po e ndryshonte pamjen për t’i ngjarë më shumë Facebook-ut në mënyrën e paraqitjes së mesazheve.

Ekzekutivi i Twitterit Jack Dorsey u detyrua të shfaqej në rrjet dhe të komunikonte me përdoruesit, duke u thënë se mënyra e paraqitjes së mesazheve në kohë reale nuk do të ndryshojë.

Ndaj Twitterit është shtuar trysnia për të rritur numrin e përdoruesve dhe çmimi i aksioneve të tij ka rënë ndjeshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)