20 Prill 2024

Punësohen 32 të rinjtë në teknologjinë informative

Prishtinë, 10 shkurt - Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të misionit të USAID-it Mike de la Rosa sot do të jetë prezent me rastin e nënshkrimit të kontratave në mes të 32 të rinjëve dhe Adaptavit-it, një qendre të çertifikuar për trajnime nga fusha e Teknologjisë Informative (TI) me seli në Prishtinë. 

USAID-i ka për qëllim të zhvillojë shkathtësitë e fuqisë punëtore dhe të forcojë kapacitetet e partnerëve implementues vendor, duke rritur në këtë mënyrë mundësitë e punësimit. Teknologjia informative është njëri nga sektorët e përzgjedhur për angazhim nga USAID-i.     

USAID-i, përmes komponentës së tij Fuqizimi i Sektorit Privat, ka bartur një pjesë të shpenzimeve të trajnimit të inxhinierëve të softuerit dhe teknikëve të rinj të TI-së për zhvillimin e shkathtësive të domosdoshme për ofrimin e shërbimeve që kërkohen nga klientët e Adaptavit-it në BE.

Nga gjithsejt 40 vijues, 39 përfunduan trajnimin dhe kaluan testet e çertifikimit, ndërsa 32 prej tyre përfunduan me sukses testin final për punësim dhe tani janë të punësuar në Adaptavit.    

Adaptivit-i, i cili u themelua në vitin 2008, është një kompani me përvojë në ofrimin e trajnimeve nga fusha e TI por edhe zbatimit dhe menaxhimit të projekteve.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)