25 Prill 2024

Samsung prezanton serinë e re të Galaxy A 2016

New Delhi, 4 shkurt - Samsung ka thënë se në 2016 do ta rifreskojë linjën e saj të telefonave Galaxy A në Indi.

Galaxy A5 dhe Galaxy A7 do të lançohen më 15 shkurt në ngjyrën e artë, të zezë dhe të bardhë. Galaxy A5 2016 do të shitet për 433 dollarë, ndërsa Galaxy A7 2016 do të kushtojë 492 dollarë. Galaxy A do të vijë me dizajn metalik.

Galaxy A7 2016 sjell ekranin 5.5-inç në Full HD Super AMOLED, procesorin octa-core Exynos 7580 SoC, 3GB RAM, 16GB memorie të brendshme, portin për kartelën microSD, kamerën e pasme 13MP me OIS dhe f/1.9 lens, 5MP kamerë të përparme, lidhjen për LTE Category 6, Wi-Fi ac, Bluetooth 4.1, si dhe baterinë me 3300mAh. Galaxy A5 2016 ka karakteristika të ngjashme, por formë më të vogël.

Telefoni përmban një ekran prej 5.2-inç në Full HD, 2GB RAM dhe një bateri prej 2900mAh. Të dy modelet do të ofrojnë edhe skanerin për gisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)