24 Prill 2024

WhatsApp kalon Messenger-in, 1 miliard përdorues në muaj

New York, 2 shkurt - “WhatsApp”-i tani përdoret nga një miliard njerëz çdo muaj, bëhet e ditur nga “Facebook”-u, kompania që ka në pronësi aplikacionin.

Platforma e shkëmbimit të mesazheve dhe thirrjeve tejkalon edhe vetë “Messenger”-in, i cili ka 800 milionë përdorues mujorë.

Sipas kompanisë, çdo ditë në “WhatsApp” shkëmbehen mesatarisht 42 miliardë mesazhe dhe 250 milionë video.

Megjithatë, aplikacioni i njohur ende vuan konkurrencën e rivalëve në tregje të caktuara. Për shembull, “WeChat”-i është mbizotërues në Kinë, kurse “Line” është i përhapur në Japoni dhe “Kakao Talk” në Korenë e Jugut.

“Facebook”-u e bleu aplikacionin për telefona më 19 shkurt 2014 për 19.3 miliardë dollarë. Para dy javësh, themeluesi Jan Koum njoftoi se “WhatsApp”-i do të heqë pagesën një dollar në vit, për të mos u krijuar probleme personave që nuk kanë një kartë krediti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)