23 Prill 2024

Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga sot me web portal te ri

Prishtinë, 1 dhjetor - Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga sot do të lansoj web portalin e ri ku në brendi do të jenë edhe lidhjet me të gjitha gjykatat dhe degët e tyre.

Portali i ri paraqet platformë të re komunikimi me publikun. Në këtë portal do të mund të qasen lehtë aktivitetet e KGjK-së dhe gjykatave të Kosovës, aktet juridike të nxjerra nga KGjK si dhe vendimet e gjykatave të cila, të publikuara në këtë mënyrë, do të shkaktojnë rritje të transparencës dhe besueshmërisë në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Qasja e lehtë e informatave përmes ueb faqes së re të KGjK- së, do të kontribuojë në qasjen më të lehtë në drejtësi.

Përmes kësaj web faqeje, palët e interesuara do të mund të njoftohen mbi të gjitha informacionet relevante të publikuara nga anët e gjykatave.

Përveç asaj, këtu nuk do mungojnë as konkurset e shpallura pune, si dhe komunikata të ndryshme për media, përmes së cilave do mund të përcjellën aktivitetet e KGjK-sëdhe situatat aktuale në gjykata.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)