19 Prill 2024

Samsung Galaxy S6 Edge shpallet “Pajisja e vitit”

Seul, 28 nëntor - Samsung ka triumfuar edhe njëherë përballë Apple. Telefoni Galaxy S6 Edge ka rrëmbyer çmimin “Pajisja e vitit” në “Pocket-lint Awards” që mbahet në Londër.

Megjithatë, Apple nuk mbeti pa çmim në këtë mbrëmje, pasi në kategorinë “Tableti më i mirë” u zgjodh pajisja e kompanisë amerikane iPad mini 4, duke triumfuar përballë Microsfot Surface 3.

Po ashtu, orët smart të Apple kanë arritur të shpallen si pajisjet më e mirë në shumë funksione, duke bërë që kompania amerikane të largohet me dy çmime të rëndësishme.

Në kategorinë “Laptopi më i mirë” ka trumfuar Dell me XPS 13, duke lënë të dytën Apple me Macebook. Ndërkohë, që në kategorinë e lodrave smart Sphere është shpallur më e mira me Star Wars BB-8.

“Ndikimi i Apple në këtë industri vazhdon të ndjeheet duke fituar dy çmimet kryesore dhe duke qenë e dyta në dy kategori të tjera”, deklaroi Stuart Milej, shef ekzekutiv i “Pocket-lint”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)