28 Mars 2024

Numri i punonjësve të Microsoft bie për 26.8 për qind

New York, 25 nëntor - Numri i punonjësve të Microsoft bie në 26.8% të totalit, krahasuar me 29 për qind të një viti më parë. Kështu bëhet e ditur në raportin e fundit të kompanisë mbi diversitetin.

Kjo rënie i atribuohet ristrukturimit të pjesës së pajisjeve telefonike, që ka dhe reduktimin më të madh të forcës së punës në ndërmarrjet jashtë SHBA, ku prodhohen hardware dhe ku është më i lartë niveli i punësimit të femrave. Këtë verë kompania bëri të ditur shkurtimin e 7800 punonjësve.

“Nuk jemi të kënaqur ku ndodhemi sot me fuqinë punëtore të femrave, dhe po punojmë të bëjmë gjithçka për të përmirësuar këto numra”, thotë përgjegjësja e Microsoft për diversitetin, Gwen Houston.

Microsoft është një nga kompanitë hi tech që publikon në vitet e fundit raporte mbi diversitetin e gjinisë dhe etnisë në fuqinë punëtore. Raportë të ngjashme publikohen dhe nga Apple, Google, Yahoo, Facebook, Twitter, LinkedIn, Amazon, eBay, Intel dhe Hp.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)