25 Prill 2024

EULEX-i i dhuron Këshillit Gjyqësor të Kosovës pajisje të TI-së

Prishtinë 25 nëntor - Sot, EULEX-i i dorëzoi Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) pajisje të ndryshme të TI-së për ta mbështetur procesin e vazhdueshëm të integrimit gjyqësor.

Krahas mbështetjes së institucioneve kosovare për sundimin e ligjit nëpërmjet Mentorimit, Monitorimit dhe Këshillimit, EULEX-i vazhdon të dhurojë pajisje institucioneve përkatëse.

Donacioni i sotëm përbëhej prej 300 kompjuterëve, 300 monitorëve, dhe 20 lap-topëve.

Ky donacion u bë në ambientet e kompleksit mbështetës të EULEX-it dhe u drejtua nga Shefi i Misionit EULEX, Gabriele Meucci, dhe Kryesuesi i KGJK-së, Enver Peci.

Ambasadori Meucci e përgëzoi z. Pecin dhe e inkurajoi KGJK-në lidhur me përpjekjet e tyre të vazhdueshme për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Peci e shprehu falënderimin e tij për këtë donacion, duke theksuar se pajisjet e dhuruara janë të rëndësishme për zbatimin e marrëveshjeve për integrimin gjyqësor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)