19 Prill 2024

Përfundon Gara Inovative DigiGjakova

Gjakovë, 23 nëntor - Pas më shumë së 30 orë punë pa gjumë dhe vetëm tre minuta të lejuara për prezantim, dihen fituesit e DigiGjakova që përfundoi mbrëmë në sallën e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë e ata janë: Tropical, Krijon XXL dhe DevFreaks.

Idetë e këtyre tri ekipeve janë vlerësuar si më të përshtatshmet nga gjithsej 16 ekipet me mbi 55 anëtarë që ishin pjesë e fundjavës #DigiGjakova në hapësirat e BONEVET, Gjakovë. Ekipet garuan për të digjitalizuar tre shërbimet e Komunës së Gjakovës: rekrutimin, shpenzimet dhe ankesat.

Ekipet punuan pa ndërprerë për më shumë se 30 orë për të përgatitur idetë e tyre për vlerësim nga juria e përbërë prej: Mimoza Kusari Lila, Kryetarja e Komunes së Gjakovës, Shqipe Neziri Vela, Udhëheqëse e Projektit – SAEK të UNDP-së, Arbër Lleshi – BONEVET, dhe Enis Toçilla – Zhvillues i software-it në AppSix.

Pas prezentimeve 3 minutëshe, juria profesionale vendosi që tri shpërblimet prej 4,000 EUR secila t’i ipen ekipeve Tropical, Krijon XXL dhe DevFreak.

“Ishte një atmosferë e mirë, kurse idea për organizim të tillë ështe ide edhe më e mirë. Për neve nuk është e rëndësishme që vetëm të shpërblehemi, por edhe të krijojmë kontakte për projekte tjera, të krijojmë shoqëri të reja dhe të kalojmë një fundjavë jo të zakonshme në hapësira të përshtatshme si kjo në BONEVET” – tha një nga fituesit e garës DigiGjakova.

Faza tjetër është zhvillimi dhe implementimi i zgjidhjeve teknike të propozuara nga të tri ekipet, gjatë së cilës do të mbikqyren nga Komuna e Gjakovës. Data e lansimit të këtyre aplikacioneve është mars 2016.

DigiGjakova është vazhdimësi e aktiviteteve të projektit të UNDP-së SAEK për ngritjen e transparencës dhe luftimit të korrupsionit ku partner ishte Komuna e Gjakovës, ndërsa partner implementues BONEVET. Organizim të ngjajshëm kishte edhe në Komunën e Prishtinës vitin e kaluar dhe tani Komuna e Prishtinës ka digjitalizuar disa shërbime të qytetarëve. Partner.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)