19 Prill 2024

iPhone 6S dhe 6S Plus tani edhe në 40 tregje të reja

Prishtinë, 10 tetor - Pasi shiti më shumë se 3 milionë modele iPhone 6S që javën e parë pas 25 shtatorit, “Apple” njoftoi dy ditë më parë se dy telefonat do të dilnin në shitje edhe në 40 shtete të tjera.

iPhone 6S dh 6S Plus që nga dita e djeshme janë të disponueshme në: Andorë, Austri, Belgjikë, Bosnja, Bullgari, Kroaci, Republika Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Greqi, Greonlandë, Hungari, Islandë, Irlandë, Itali, Letoni, Lihtenshtein, Lituani, Luksemburg, Maldive, Monako, Holandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani, Rusi, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër dhe Tajvan.

Kjo është hera e dytë e debutimit në tregjet ndërkombëtare. iPhone 6S dhe 6S Plus janë rezistentë ndaj ujit, një karakteristikë të cilën “Apple” nuk e përmendi. “Kjo gjeneratë gjithashtu theu rekordin e paraardhësit për numrin e njësive të shitura”, shkruan “PcWorld.al”.

Ndërsa investitorët i trembeshin një rënie të shitjeve për faktin se iPhone 6S ishte një përmirësim i vogël krahasuar me paraardhësin, e vërteta rezultoi ndryshe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)