26 Prill 2024

Instagram sqaron pse nuk lejon fotot “topless”

New York, 7 tetor - Nëse përdorni “Instagram”-in ose ndiqni trendët më virale në internet, atëherë mund të keni dëgjuar për fushatën #freethenipple, e cila është kundër rregullit të Instagram-it për të mos lejuar postimin e fotove nudo në rrjetin social. Sajti për shpërndarjen e fotove fshin menjëherë fotot me “pullë të kuqe”.

“Instagram” më në fund ka zbuluar arsyen se përse është vendosur ky rregull. Gjatë një fjalimi të mbajtur në Londër, shefi ekzekutiv i “Instagram”-it, Kevyn Systrom, shpjegoi se rrjeti social mund të përdoret nga mosha 12 vjeç e sipër, raporton \"Daily Mail\".

Ndërkohë aplikacionet në “App Store” mund të shfaqin përmbajtje me nudizëm vetëm nëse janë të kategorizuar si 17+, por “Instagram” nuk do që ky aplikacion të përdoret vetëm nga moshat 17 vjeç e sipër.

Shumë persona të famshëm i janë bashkuar fushatës #freethenipple, megjithatë Instagram si duket nuk e ka ndërmend të ndryshojë rregullat e saj, vetëm nëse “Apple” bie dakord që të ndryshojë kategorinë e aplikacionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)