29 Mars 2024

Google nga sot ndryshon përgjithmonë

New York, 5 tetor - Google bëri publik vendimin 3 ditë më parë se, do të ndryshojë përgjithmonë. Nga e sot pritet të bëhen shumë ndryshime me gjigantin e rrjetit të kërkimeve, raportojnë mediat.

Gjiganti i internetit njoftoi të premten se do ta kalojë aksionet e saj nga “Google Inc” tek “Alphabet”, duke shënuar kështu fillimin e një epoke të re për Google-in si pjesë e një kompanie më të madhe.

Kompania njoftoi në muajin gusht se do të krijojë një kompani tjetër mëmë, e quajtur “Alphabet”. “Google” do të jetë një divizion i “Alphabet”.

“Alphabet” do të shërbejë si kompani “mëmë” për shumë divizione të Google-it si, ai i hartave, i reklamave, i kërkimit, i aplikacioneve, YouTube dhe Android.

Ndërsa bizneset më të reja si, divizioni i pajisjeve inteligjente për shtëpi, Nest, Google Fiber, Google Ventures, Google Capital, Life Sciences dhe Calico, X Lab, që dikur kanë qenë të ndara, tani do të menaxhohen nga Alphabet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)