25 Prill 2024

Facebook, një video për foto profili

New York, 3 tetor - “Facebook” do të bëhet edhe më i drejtpërdrejtë dhe më origjinal.

Kompania njoftoi të martën se po testojnë një veçori të re tek rrjeti social. “Time” shkruan se, “Facebook” do të lejojë përdoruesit që të ngarkojnë një video 7 sekonda tek fotot e profilit.

Përdoruesit e iPhone në Kaliforni dhe Britani do të jenë të parët që do të kenë mundësi të ngarkojnë video të shkurtra si foto profili. Kjo veçori do të përhapet edhe tek përdoruesit e tjerë në të ardhmen. “Facebook” do që kjo veçori e re të ndihmojë përdoruesit të shprehin më mirë veten e tyre dhe të jenë më kreativ në sajt.

“Facebook” po teston gjithashtu fotot e përkohshme të profilit, që ndryshon automatikisht fotot pas një kohe të caktuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)