19 Prill 2024

Microsoft dhe Google kanë rënë dakord t’i japin fund luftës ligjore

Prishtinë, 1 tetor - “Microsoft”-it dhe “Google”-i kanë rënë dakord t’i japin fund luftës ligjore pesëvjeçare në lidhje me patentat.

18 padi janë ngritur mes dy gjigantëve të softuerëve, që lidhen me teknologjitë e përdorura te pajisjet mobile, rrjeti Wi-Fi dhe veçori të tjera.

Detajet e marrëveshjes nuk janë zbuluar akoma, megjithatë në një deklaratë të përbashkët kompanitë njoftuan se “do të bashkëpunojnë për përfshirjen e disa patentave të caktuara”, shkruan “Krokodili.com”.

Mosmarrëveshjet mes dy gjigantëve të teknologjisë kanë filluar në vitin 2010, kur “Microsoft”-i akuzonte “Google”-in për përfshirjen e teknologjisë së saj te sistemi operativ “Android”.

Kjo marrëveshje tregon se kompanitë kanë filluar të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Në fillim të këtij viti, “Microsoft”-i arriti një ujdi të ngjashme me “Samsung”-un, ndërsa këtë javë shefi ekzekutiv i “Apple”-it, Tim Kuk, njoftoi se do të nisë një bashkëpunim me “Microsoft”-in.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)