28 Mars 2024

NASA: Marsi ka ujë

Florida, 29 shtator - Shkencëtarët e Agjencisë amerikane të Gjithësisë, NASA, dje kanë shpallur “gjetjen e dëshmive më të fuqishme deri tash” për praninë e ujit në Mars, duke e shtuar perspektivën e jetës mikroskopike në Planetin e Kuq.

“Marsi nuk është i thatë, siç kemi menduar në të kaluarën”, tha Jim Green, drejtor shkencor planetar i NASA-s, dhe ka shtuar se “nën rrethana të caktuara, uji i lëngshëm është gjetur në Mars”.

NASA ka thënë se gjetjet “paraqesin dëshminë më të fuqishme deri tash se uji i lëngshëm rrjedh me ndërprerje në Marsin e sotëm” dhe kjo mund ta lehtësoj dërgimin e misionit me njerëz në këtë planet, që synohet të bëhet brenda së paku 15 viteve.

Astronuati John Grunsfeld, tha se “për të qenë në gjendje të jetohet në sipërfaqe, burimet janë atje”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)