26 Prill 2024

Windows 10, shkarkohen plot 75 milionë pajisje në mbarë botën

New York, 27 gusht - Në vetëm një muaj nga dalja zyrtare e tij, Windows 10 është shkarkuar në plot 75 milionë pajisje në mbarë botën, ku vetëm 14 milionë vetëm në 24 orët e para.

Windows 10 është falas për përdoruesit e Windows 8 dhe Windows 7. Shefi i marketingut i Windows Yusuf Mehdi paraqiti një ditë më parë të dhënat, me disa statistika interesante për sistemin e ri operativ të Microsoft.

Më shumë se 90 mijë kompjutera dhe tabletë unikë kanë instaluar Windows 10 në 192 vende. Afërsisht, çdo vend në planet.

Pronarët e Xbox One kanë transmetuar afërsisht 122 vite duke luajtur lojëra në kompjuterët e Windows 10.

Më e rëndësishmja, Mehdi bën të ditur se Windows Store për Windows 10 ka qënë gjashtë herë më i shkarkuar për pajisje se Windows 8.

Ky është një fillim mjaft inkurajues për qëllimin kryesor të Microsoft, të arrijë 1 miliardë përdorues të Windows 10.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)