26 Prill 2024

“Google Glass” u vjen në ndihmë mjekëve

New York, 1 korrik - Syzet inteligjente të Google janë ende në fazën e testimeve, por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se mjekët po përfitojnë shumë nga kjo teknologji e re.

Për t’i lehtësuar punën vetës, mjekët falë aplikacionit “Augmedix”, po përdorin gjithnjë e më shumë “Google Glass”.

Nëpërmjet këtyre syzeve mjekët mund të dërgojnë të dhënat e pacientit të tyre drejtpërdrejtë për t’u analizuar ne laborator, apo nga një shërbim më i specializuar e madje edhe të operojnë përmes tyre.

Iran Shaki, bashkëthemelues i aplikacionit të lindur në një laborator të Universitetit të Stanfordit, thotë se nëse për konsumatorët “Google Glass” janë një mjet luksi, për mjekët po shndërrohet çdo ditë në një mjet tejet i dobishëm në punë.

Në SHBA, deri më tani janë mbi 30 klinika dhe spitale Bashkuara që kanë përqafuar këtë teknologji dhe numri rritet me ritme të shpejta.

Ndërkohë në muajin mars, në Torino u krye për herë të parë një ndërhyrje kirurgjikale në zemër duke përdorur “Google Glass”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)