20 Prill 2024

Prezantohet “Windows 10”

New York, 29 korrik - Shefi ekzekutiv i “Microsoft”-it, Satia Nadela, e cilësoi prezantimin e “Windows 10”-ës si nisjen e “një epoke të re” të kompjuterëve personalë.

Programi i prezantuar të mërkurën shihet si përpjekje e kompanisë për të ndryshuar fatin e saj në industrinë e telefonave celularë.

“Windows 10” do të ofrohet si një “përmirësim” falas për shumicën e përdoruesve. Megjithatë kompanive do t’u duhet të paguajnë për versionin e tyre, pasi programi duhet të ri-instalohet në kompjuter.

Analistët thonë se programi është krijuar për të shpejtuar adaptimin. Deri më tani “Microsoft” ka hedhur në treg çdo vit nga një version të ri të “Windows”-it.

Kompania njofton së kjo është hedhja e fundit në treg e një programi të tillë, pasi nga ky moment programet do të përshtaten gradualisht falas gjatë muajve dhe viteve në vazhdim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)