24 Prill 2024

iPhone 6S, vetëm me 16GB memori

New York, 7 korrik - Siq mësohet iPhone i ri ka shumë mundësi të quhet 6S, nuk do të ketë më shumë se 16GB memorie. Ky është një lajm i keq për përdoruesit, të cilët kanë pritur që në iPhone-n e ri të ketë më shumë hapësirë.

Vitin e kaluar, shumë prej përdoruesve ishin ankuar se nuk shkarkonin dot përditësimet e iOS 8, për shkak se telefoni i tyre nuk kishte më hapësirën e nevojshme.

Memoria prej 16GB do të thotë se ju nuk do të jeni në gjendje të shkarkoni më shumë aplikacione apo lojëra, sepse ato zënë shumë hapësirë nëse dëshironi t’i instaloni. 16Gb nuk janë të mjaftushme as për njerëzit të cilët bëjnë shumë foto ose kanë shumë mesazhe.

Shumica prej konkurentëve të Apple ofrojnë telefona me 32GB memorie dhe u japin mundësi klientëve që të shtojnë disa gigabajtë të tjerë përmes një “karte memorie”.

Mirëpo, Apple ka njoftuar se përditësimet e iOS 9 nuk do të zënë vend aq shumë, prandaj përdoruesit do të kenë mjaftueshëm memorie për gjëra të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)