19 Prill 2024

Nokia në 2016 del në treg me telefona inteligjentë

New York, 2 korrik - Microsoft bleu vitin e kaluar biznesin e pajisjeve dhe shërbimeve të Nokia-s, duke sjellë fundin e një epoke të pajisjeve mobile nga kompania finlandeze. Gjashtë muaj më vonë u zbulua tableti “Nokia N1 Android”, i cili është në shitje në tregje të ndryshme në mbarë botën.

Deri tani, Nokia nuk ka krijuar ndonjë pajisje telefonike me markën e saj, si pasojë e marrëveshjes së nënshkruar me Microsoft-in.

Kjo marrëveshje do të marrë fund në vitin 2016. Ishte vetë shefi ekzekutiv i Nokia-s, Rajeev Suri, i cili konfirmoi se kompania do t’i bashkohet tregut të telefonave inteligjentë në fillim të vitit 2016.

Kompania do të marrë në konsideratë bashkëpunimin me partnerë të tjerë potencialë. Marka Nokia vazhdon të jetë akoma shumë e njohur, për këtë arsye nuk do të jetë e vështirë për kompaninë që të gjejë partnerë të rinj. ‘Foxconn’ mund të jetë një nga kompanitë që do të bashkëpunojë me Nokia-n.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)