23 Prill 2024

BlackBerry në shitje, Microsofti interesohet ta blejë

Otava, 24 maj - Gjiganti kanadez i teknologjisë BlackBerry ka dalë në shitje. Ky është lajmi që raportojnë sot mediat amerikane, megjithëse vetë kompania nuk ka njoftuar asgjë.

Vetëm pak muaj më parë BlackBerry raportoi një rritje të vogël të fitimeve për tre mujorin e fundit të vitit 2014, por duket se kjo nuk ka qenë një shenjë e mjaftueshme për mbijetesën e kompanisë.

Sipas “DigiTimes”, disa kompani përfshirë këtu edhe “Microsoft”, “Xiaomi”, “Huaëei” dhe “Lenovo” janë të gatshme ta blejnë kompaninë me seli në Kanada dhe ta nxjerrin nga kriza.

Më i favorizuari thuhet se është “Microsoft”, pasi ka ofruar më tepër për drejtuesit e kompanisë.

Nëse “Microsfot” kërkon ta blejë këtë kompanie për shërbimet që ofron, kompanitë e tjera kineze mund të jenë në kërkim të forcimit të pozitave të tyre në SHBA DHE Europë.

Pavarëisht këtyre raporteve, BlackBerry nuk ka reaguar akoma për të konfirmuar apo mohuar publikisht këto zëra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)