29 Mars 2024

Lansohet aplikacioni që zgjidh detyra të matematikës në gjuhën shqipe

Prishtinë, 6 maj - MalMath është një aplikacion që zgjidh detyra të matematikës me përshkrim të secilit hap.

Fushat të cilat i përfshinë janë: integralet, derivatet, limitet, trigonometria, ekuacionet dhe algjebra. 

Aplikacioni do t’i ndihmojë studentët ta kuptojnë procesin e zgjidhjes së detyrave dhe të tjerët që kanë probleme në zgjidhjen e detyrave matematikore.

Është i dobishëm për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e fakulteteve të ndryshme, mësuesit dhe prindërit.

Veçoritë kryesore të MalMath-it janë: Përshkrim hap pas hapi me shpjegim të detajuar për çdo hap; Më lehtë për ta kuptuar duke theksuar hapat; Paraqitje grafike të funksioneve; Gjeneron probleme matematikore sipas kategorisë dhe nivelit të vështirësisë dhe Ruaj apo shpërndajë zgjidhjet dhe grafikët e funksionit.

Momentalisht aplikacioni përkrah gjuhët: Angleze, Gjermane, Spanjolle, Italiane, Frënge, Turke, Shqipe, Kroate dhe Arabe.

Mund të mësoni më shumë në www.malmath.com

MalMath mund ta shkarkoni Pa Pagesë në Play Store: https://play.google.com/store/apps/details?id=com.malmath.apps.mm  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)