19 Prill 2024

Krijohet aplikacioni që identifikon moshën

New York, 1 maj - Gjiganti i teknologjisë “Microsoft” vijon të sjellë risi për klientët e tij. Kështu kompania ka prezantuar një program të ri që do të ndihmojë njerëzit të gjejnë moshën e të tjerëve.

Programi quhet “Hoë-old-me” dhe është në gjendje të identifikojë moshën e dikujt vetëm me anë të një fotoje që ai ngarkon në këtë faqe.

Ky aplikacion përmirësohet vazhdimisht dhe bëhet më i saktë me rritjen e numrit të fotove që ngarkohen në të.

Kompania njofton se tani për tani “How-old-me” nuk është 100% i saktë, por shumë shpejt me masivizimin e tij gabimet do të vijnë duke u reduktuar.

Sa për përdorimin, ai është shumë i thjeshtë, praktik dhe për më tepër argëtues. Kjo është mënyra se si kompania zgjedh të peshkojë klientë të rinj.

Ky është një paralajmërim i një projekti të madh të “Microsoft” për identifikimin e personave vetëm me sinjale të veçantë dhe matje shumë të sakta gjeometrike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)