26 Prill 2024

Asus Zenfone 2 gati për tregun evropian

New York, 31 mars - Asus sjell për tregun evropian modelet e tij të telefonit Zenfone 2. Tri modele të Zenfone 2 do të fillojnë të shiten më parë për tregun francez më pas dhe në tregjet e tjera të Evropës.

Versioni më i mirë i Zenfone 2, që mban modelin me numër ZE551ML, i cili ka 4GB RAM, 32GB hapësirë të brendshme dhe procesorin Intel Atom Z3580 SoC me katër bërthama me shpejtësi 2.3 GHz.

Ai ka gjithashtu ekran me prekje 5.5 inç me rezolucion 1080 pikselë, kartën microSD, lidhjen 4G LTE, kamerë të pasme 13 megapikselë me blic të dyfishtë LED, do të shitet për 299 dollarë.

Versioni tjetër, Zenfone 2 ZE550ML, ka të njëjtën madhësi të ekranit, por rezolucioni është vetëm 720 pikselë dhe fuqizohet nga një tjetër procesor – në këtë rast me procesorin Intel Atom Z3560 me katër bërthama me shpejtësi 1.8 GHz.

Ky model ka 2GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme, por që mund të zgjerohet me kartën microSD. Ky telefon do të shitet për 249 dollarë.

Dhë modeli i fundit i Zenfone 2 Versioni i fundit, ai me parametra jo shumë të mira, do të shitet për 179 dollarë. me ekran 5 inç me rezolucion 720 pikselë, kamerë të pasme 8 megapikselë, kamerë frontale 2 megapikselë, procesori Intel Atom Z2560 SoC me dy bërthama me shpejtësi 1.6 GHz, 2GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme dhe bateri me kapacitet 2,500 mAh, do të shitet kundrejt çmimit prej 179 dollarësh

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)