19 Prill 2024

Oda Amerikane organizon tryezë mbi Sigurinë e të Dhënave

Prishtinë, 25 mars - Duke marrë parasysh që në botën e sotme tëzhvillimeve të shpejta të teknologjisë së informacionit dhekomunikimeve, siguria e të dhënave paraqet një brengë gjithnjë e nërritje për bizneset në veçanti dhe shoqëritë globale në përgjithësi, OdaEkonomike Amerikane në Kosovë organizoi një tryezë mbi rëndësinë esigurisë së të dhënave si dhe sistemet dhe mekanizmat qe ofrojnë sigurinë mbrojtjen e të dhënave.

Në hapje të tryezës Drejtori Ekzekutivi Odës Amerikane, Arian Zeka, i cili që në fillim theksoi rëndësinë qëka siguria e të dhënave për bizneset si dhe implementimi i mekanizmavedhe sistemeve të sigurisë që mundësojnë mbrojtjen e tyre.

Ai thase temat si këto që nuk janë trajtuar sa duhet dhe se duhet të kenëvëmendje më të shtuar në ditët në vijim duke paralajmëruar se OdaAmerikane do të krijojë një grup punues i cili mes tjerash do tëanalizojë edhe legjislacionin nacional që regullon mbrojtjen e tëdhënave dhe do të ofrojë rekomandime lidhur me standardet më të funditndërkombëtare te cilat do te duheshin përfshirë ne ligj.

Përfaqësuesii kompanisë Mcrosoft Agon Baruti, prezantoi lidhur me sherbimet clouddhe privatësinë e të dhënave, duke theksuar se në Kosovë nuk i jepetrëndësia e duhur mbrojtjes dhe krijimit apo implementimit të politikavelidhur me privatësinë e të dhënave.

Blerim Jahiu nga Instituti iTrajnimeve dhe Zhvillimit të Universitetit Amerikane në Kosovë foli përsigurinë e të dhënave ne rrjetet e komunikimit, duke elaboruarhistorikun e zhvillimit të platformave për mbrojtjen e të dhënave dhe siajo ka ardhur duke u shtuar deri në ditët e sotme. Ai u fokusua nëmbrojtjen e të dhënave gjatë komunikimit, duke prezantuar tre hapatkryesor që duhet të ndërmerren: autentikimi, integriteti dhekonfidencialiteti.

Më pas, Reshad Rovqanin inxhinier i sistemevenë kompaninë Cisco foli për krimet kibernitike dhe arsyet pse atondodhin, duke e përmbyllur me mënyrat e ndryshme se si ato mund tëprekin një kompani.

Ai gjithashtu shtoi se një prej sfidave mëtë mëdha në të cilat hasin kompanitë e rrezikuara janë sulmet e hakerëvedhe identifikimi i këtyre sulmeve në kohë.

Në fund, GazmirHapciu nga kompania Cacttus i cili trajtoi dëmet që mund t’u shkaktohenkompanive nga një sulm kibernitik, sugjeroi qe këto të fundit të gjejnëmetoda praktike për parandalimin e tyre përmes implementimit tëpolitikave të reja dhe investimeve në asete teknologjike, harduer,softuer dhe në baza të të dhënave.

Punëtoria u përmbyll me njëdiskutim të hapur me pjesëmarrësit, ku u shkëmbyen pyetje lidhur me atëse çka u fol për Sigurinë e të Dhënave.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)