20 Prill 2024

Aktorët botërorë të energjisë takohen në Turqi

Ankara, 22 mars - Ka filluar numërimi drejt zeros për panairin ICCI 2015, i dyti në Evropë dhe më i madhi në hapësirën gjeografike që mbulon, për energjinë dhe mjedisin.

Panairi 21. Ndërkombëtar i Energjisë dhe Mjedisit – ICCI 2015, që do të organizohet në datat 6-8 maj në Qendrën e Ekspozitave të Stambollit, në lagjen Yesilkoy, do të mirëpresë rreth 450 firma vendase dhe të huaja.

Ky panair do të mundësojë takimin e kompanive nga shumë vende të botës, ku ia vlen të përmenden SHBA-të, Kina, Danimarka, Koreja e Jugut dhe India; me vendimmarrësit e sektorit energjetik turk.

Turqia, vend ky që synon të investojë mbi 120 miliardë dollarë deri në vitin 2023 për të përmbushur kërkesën e brendshme për energji, mbetet një qendër graviteti e fuqishme për firmat pjesëmarrëse në panairin ICCI 2015.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)