29 Mars 2024

Alibaba-i prezanton 'Smile To Pay'

Frankfurt, 20 mars - Alibaba, një nga kompanitë udhëheqëse të Kinës, po prezanton aty teknologjinë e re të pagesave nëpërmjet skanimit që quhet "Smile to Pay" pra "Buzëqesh për të Paguar.

Drejtori ekzekutiv i Alibaba-it, Jack Ma, përdori celularin e tij për të blerë në platformën e tregtisë elektronike të kompanisë, Alibaba.com, një vulë të vjetër të qytetit të Hannover-it, duke skanuar fytyrën e tij me kamerën ballore të celularit dhe më pas tha se objekti u ble dhe ishte rrugës për në zyrën e kryetarit të bashkisë.

Ai tha gjithashtu se harrimi i fjalëkalimit nuk do të ishte më një problem për përdoruesit nëse ata përdorin teknologjinë e re të skanimit të fytyrës, që tani ndodhet në fazë eksperimentale.

Një zëdhënës i kompanisë tha se shërbimi \'Smile To Pay\' do të fillonte punën fillimisht në Kinë në të ardhmen e afërt, por nuk saktësoi ndonjë datë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)