19 Prill 2024

Ericsson hedh në gjyq Apple-in

New York, 1 mars - Kompania Ericsson ka qenë një pioniere e pajisjeve mobile dhe tani është bërë ofruesja më e madhe e rrjeteve wireless.

Ericsson ka paraqitur 7 ankesa ligjore në një gjykatë amerikane, ku i kërkon Komisionit Ndërkombëtarë të Tregtisë që të bllokojë shitjet e pajisjeve të Apple-it në tregun amerikan.

Ericsson e akuzon Apple-in për shkelje të 41 patentave, të cilat lidhen me disa metoda të rëndësishme që përdoren nga pajisjet mobile, si dhe me teknologji të ndryshme, si ndërfaqet e përdoruesit, ruajtja e baterisë dhe sistemi operativ.

Kasim Alfalahi, shefi ekzekutiv i Ericsson-it u shpreh “Ne u kemi dhënë atyre një licencë; ata duhet të na e kthejnë. Nuk jemi një kompani që kërkojmë të marrim më shumë se vlera që thamë në fillim.”

Apple i pagoi disa honorarë Ericsson-it për zhdukjen e një licence në muajin janar, dhe meqë nuk arritën një marrëveshje, të dyja kompanitë hodhën njëra tjetrën në gjyq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)