20 Prill 2024

Teknologjia informative e Irlandës model edhe për Kosovën

Prishtinë, 26 shkurt - Zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, ka pritur sot në një takim pune ambasadorin jo-rezident të Republikës së Irlandës, Kevin Dowling, me të cilin ka biseduar për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe për mënyrat e thellimit të bashkëpunimit të dy vendeve.

Zëvendëskryeministri Thaçi e falënderoi ambasadorin Dowling për përkrahjen që Republika e Irlandës i ka dhënë Kosovës, sidomos në procesin e negocimit të MSA-së. Ai e njoftoi ambasadorin Dowling për konsolidimin e shtetit të Kosovës brenda dhe jashtë, si dhe për programin e qeverisë së re që do të ketë theksin në ekonomi dhe sundim të ligjit.

Duke folur për bashkëpunimin në mes të dy vendeve, zëvendëskryeministri Thaçi kërkoi mbështetje të Irlandës në formë të konsultave dhe të ekspertizës në procesin e integrimit evropian, por edhe në sferën e arsimit dhe të teknologjisë, ku Irlanda ka bërë përvojë të vlefshme nga e cila mund të mësojë tërë globi.

Ambasadori Kevin Dowling e përgëzoi zëvendëskryeministrin Thaçi për formimin e qeverisë dhe konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Irlandës për Kosovën në procesin e integrimit evropian dhe në zhvillimin e arsimit, veçanërisht në drejtimin e teknologjisë informative.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)