29 Mars 2024

Dell përgatit tablet të ri Venue 10 Pro 5055

New York, 31 janar - Dell është duke përgatitur një tablet të ri Windows10-inç. Tableti Dell Venue 10 Pro 5055 Series është pajisje 2-në-1 menjë tastierë të veçantë, sistemin operativ Windows dhe me procesor IntelAtom Bay Trail.

Tableti ende nuk është konfirmuar zyrtarisht,por dokumentacioni rreth ekzistencës së tij sapo është shfaqur nëwebfaqen “Bluetooth SIG”.

Dell tashmë në treg ka tabletin VenuePro 8 me ekran 10.8-inç, ndërsa tableti i ri Dell Venue Pro 10 pritet tëketë sistemin operativ Windows 8.1, 2 gigabajt RAM memorie dheprocesorin Intel Atom Z3735F Quad-Core, transmeton Koha.net. Po ashtupritet të ketë WiFi Ka 802.11a/b/g/n, Bluetooth 4.0, si dhe LTE dhembështetjen HSPA+.

Për modelin e ri, kompania Dell pritet tëofrojë dy versione me rezolucion prej 1280×800 pikselë dhe 1920×1200pikselë, si dhe 32 GB dhe 64 GB hapësirë për ruajtje. Gjithashtu kymodel posedon edhe një “Digitiser” (pajisje e cila konverton sinjaletanaloge në sinjalet digjitale) aktiv, si dhe mbështetje për lapsindigjital.

Dell Venue Pro 10 posedon edhe një bateri 32Whr, micro HDMI, USB 2.0, micro USB, microSD, si dhe kamerat 5 MP dhe 1.2 MP. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)