26 Prill 2024

Diskutim i hapur për Përgjimet e Komunikimeve Elektronike.

Prishtinë, 30 Janar — Ndonëse projekt-ligji për Përgjimin e Komunikimeve Elektronike, i miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në dhjetor 2014, nuk u miratua nga Komisioni Parlamentar, komuniteti dhe shoqëria kosovare duhet të angazhohen në dhënien e rekomandimeve për përmirësime konkrete, në mënyrë që projekt-ligji tjetër të mos cënojë të drejtat kushtetuese të qytetarëve.

Në vazhdën e shumë aktiviteteve që janë duke u mbajtur nga organizata të ndryshme të shoqërisë civile, më 3 shkurt 2015, duke filluar prej orës 18:00, në Innovation Centre Kosovo (ICK) do të mbahet diskutim i hapur me temën “Përgjimet e Komunikimeve Elektronike”.

Panelistë të ftuar në këtë diskutim janë z. Ilir Deda, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili do të prezantojë arsyet e mospranimit të projekt-ligjit nga Komisioni Parlamentar, z. Visar Rushiti nga Instituti GAP, për prezantimin e analizës “Neglizhimi i Privatësisë – Kontrolli i përgjimit të komunikimeve elektronike në Kosovë”, z. Arianit Dobroshi nga FLOSSK për “Si bie ndesh projekt-ligji me kuadrin ligjor të BE-së” si dhe z. Besim Ilazi, i cili do të prezantojë reagimet e Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit (STIKK).

Institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit bëjnë përgjimin e telekomunikimeve me qëllim të hetimit të veprave penale, ndërsa shërbimet e intelegjencës dhe sigurisë përgjojnë pajisjet e telekomunikimit për qëllime të intelegjencës që justifikohen në kuadër të sigurisë kombëtare. Por, cili është kufiri dhe kufizimet? T’a japim ne qytetarët kontributin tonë!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)