26 Prill 2024

Mbahet konferenca “Privatësia në epokën digjitale”

Prishtinë, 27 janar - Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (ASHMDHP) organizon konferencen ndërkombëtare “Privatësia në epokën digjitale”.

Konferenca ndërkombëtare, e organizuar nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, do të trajtojë çështjet e mbrojtjes së të dhënave që shkaktohen nga teknologjitë e reja.

Folësit do të jenë përfaqësues të autoriteteve për mbrojtjen e të dhënave nga Evropa, shtetit të Kosovës dhe institucioneve private e OJQ-ve si dhe përfaqësuesit e kompanive udhëheqëse të industrisë globale të TI-së.

Synimi i konferencës është që të përafrojë ekspertë ndërkombëtare që përfaqësojnë autoritete për mbrojtjen e të dhënave, shoqëria e teknologjisë së informimit, si dhe shoqërisë civile, si panelistë për të diskutuar privatësinë e të dhënave dhe çështjet e sigurisë së të dhënave, si dhe sfidat në lidhje me mbrojtjen e të dhënave, si dhe për të ndarë njohuritë e praktikat më të mira me pjesëmarrësit e konferencës dhe publikun e gjerë në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)