29 Mars 2024

Policia e Kosovës arreston dy bullgar për krime kibernetike

Prishtinë, 23 janar - Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike pas pranimit të disa informacioneve të besuara, ka vepruar intensivisht dhe përmes një pune hetimore-opracionale ka ndërmarrë veprime konkrete, me qëllim identifikimin e personave të dyshuar, të cilët gjatë dy muajve të fundit në vazhdimësi dyshohen të kenë kryer aktivitete ilegale që kanë të bëjnë me krimet kibernetike.

Të dyshuarit duke përdorur pajisje të modifikuara kanë tërhequr në mënyrë të kundërligjshme shuma të parave nga disa bankomate në Prishtinë dhe në Mitrovicë.

Me datën 22.1.2015 njësitë policore kanë arrestuar dy persona të dyshuar: B. H.                       lindur me 1980 shtetas bullgar dhe A. G. lindur me 1972 po ashtu shtetas bullgar.

Gjatë realizimit të kontrollit të veturës dhe lokacionit ku ata qëndronin përkohësisht, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: 3 mini kamera të modifikuara  te cilat shërbejnë për vjedhjen e të dhënave-pin kodit të klientit dhe 1 memorie e modifikuar, e cila shërben për ruajtjen e incizimeve nga mini kamerat e modifikuara

 Po ashtu policia ka sekuestruar një metal te modifikuar për kesh trapping, kabllo për nxjerrjen e informatave nga pajisjet e modifikuara, një laptop, veshmbathjet me të cilat i dyshuar me datën 21.1.2015 i kishte vendosur pajisjet në bankomat në Mitrovicë, 1 veturë BMW me targa bullgare dhe disa vegla pune të cilat të dyshuarve u kanë shërbyer për punimin e pajisjeve “SKIMING” të cilat të dyshuarit i vendosin në bankomate. 

Personat e dyshuar me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)