23 Prill 2024

Gjendet sonda hapësinore Beagle 2

Florida, 17 janar - Agjencia Evropiane e Hapësirës tha se një sondë e ndërtuar nga britanikët, që ishte zhdukur më shumë se një dekadë më parë në planetin Mars është gjetur.

Agjencia britanike e hapësirës njoftoi sot se sonda Beagle 2 \"është gjetur duke funksionuar pjesërisht  në sifërfaqen e planetit, duke i dhënë fund misterit se çfarë ndodhi me të.\"

Agjencia tha se funksionimi i pjesshëm shpjegon arsyen përse nuk merrej asnjë sinjal apo e dhënë nga sonda Beagle pasi hapja e plotë i të gjitha paneleve diellore ishte e nevojshme për të transmetuar të dhënat dhe për të marrë komanda nga toka.

Zyrtarët thanë se gjetja e sondës tregon se hyrja dhe ulja e saj në planetin Mars ka ndodhur ashtu siç ishte parashikuar në ditën e Krishlindjeve në vitin 2003.

Misioni i sondës Beagle  ishte të dërgonte informacione nga Marsi mbi mundësinë e shenjave të jetës në planetin e kuq, por kontakti me të nuk u vendos kurrë.

Shkencëtari britanik Colin Pillinger që ishte në krye të misionit vdiq vjet në moshën 70 vjeçare.

Beagle 2 e mori emrin nga anija e Çarles Darvinit me të cilën ai lundroi kur formuloi teorinë e evolucionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)