25 Prill 2024

SHBA do t’i përgjigjen sulmit kibernetik

Washington , 21 dhjetor - Kompania Sony Pictures thotë se ende vazhdon të shpresojë që ta shfaqë në kinema filmin që ka në qendër një komplot për vrasjen e udhëheqësit koreano-verior Kim Jong Un.

Komedia “The Interview”, “Intervista” shkaktoi një sulm masiv kibernetik ndaj kompanisë se Hollivudit, që autoritetet e Shteteve të Bashkuara thonë se e ka ndërmarrë Koreja e Veriut.

Ndërkohë Presidenti amerikan Barak Obama ka premtuar se Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen me masa \"proporcionale\'\' ndaj sulmit kibernetik kundër kompanisë Sony Pictures për të cilin Byroja Federale e Hetimeve, FBI ka fajësuar Korenë e Veriut.

Duke folur dje në konferencën e tij përvitshme të fundvitit për shtypin në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Obama tha se Sony \"bëri gabim\" që anuloi hapjen e një komedie që për temë ka një komplot imagjinar për vrasjen e udhëhneqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, për shkak të kërcënimeve nga hakerët për sulme të mëtejshme kibernetike.


\"E kuptoj pozitën e Sony-t si kompani private, dhe shqetësimin për detyrimet e saj. Por më vjen keq që ata nuk më kontaktuan mua para vendimit të tyre. Do t’u kisha thënë atyre që të mos bëhen viktimë e formave të frikësimit nga këto lloje të sulmeve kriminale\", tha presidenti Obama.

Sony këtë javë anuloi planet për fillimin e shfaqjes së filmit satirik më 25 dhjetor pasi disa rrjete të mëdha të kinemave vendosën të mos e jepnin filmin ku luajnë aktorët Seth Rogen dhe James Franco. Sony nuk ka plane për shfaqjen e filmit.

Kryetari i kompanisë Sony Pictures, Michael Lynton i tha kanalit televiziv CNN se kompania nuk gaboi që vendosi të mos e shfaqte filmin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)