19 Prill 2024

Qeveria miraton Projektligjin për përgjimin e komunikimeve elektronike

Prishtinë, 19 dhjetor - Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe Projektligjin për përgjimin e komunikimeve elektronike i cili edhe ka marr miratimin e kabinetit qeveritar për ri procedim në Kuvend.

Qëllimi i këtij projektligji është rregullimi i fushës së përgjimit dhe përcaktimi i rregullave dhe procedurave për Operatorët e  Rrjeteve dhe Ofruesit e Shërbimeve në lidhje me ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave të caktuara në mënyrë që të sigurohet se të dhënat janë në dispozicion me qëllim të hetimit, zbulimit dhe ndjekjes së krimeve të rënda dhe të kërkuara nga Institucionet e Autorizuara, me autorizim nga gjykatat kompetente, në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të  Kosovës (KPPK),  Ligjin mbi Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale,  Ligjin për Komunikimet Elektronike dhe Rezolutën e Këshillit të Bashkimit Evropian mbi Përgjimin Ligjor të Telekomunikimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)