29 Mars 2024

SHBA: Sulmi në Sony, çështje serioze për sigurinë kombëtare

Washington, 19 dhjetor - Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë sulmin kibernetik ndaj kompanisë filmike Sony Pictures si “çështje serioze” për sigurinë kombëtare.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se Uashingtoni beson se sulmi ka qenë vepër e një “aktori të sofistikuar”, por nuk ka prauar të thotë se Koreja e Veriut është përgjegjëse.

Sony ka anuluar publikimin e filmit “The Interview”, një komedi për liderin verikorean, pas kërcënimeve nga hakerët.

Duke iu referuar sulmeve të 11 Shtatorit, hakerët kanë thënë se bota do të jetë e mbërthyer nga frika, nëse filmi publikohet.

Hakerët tashmë kanë publikuar informacione të ndjeshme të ruajtuara në kompjuterët Sony.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)