29 Mars 2024

Elephone P5000 mban baterinë më të madhe deri tani

Pekin, 18 dhjetor - Elephone P5000, është telefoni më i fundit inteligjent i krijuar nga kompania kineze Elephone, e cila pritet ta hedhë në treg janarin e 2015-ës.

Ajo që e bën të veçantë këtë telefon është bateria e tij e madhe me një kapacitet prej 5350\">5350 mAh, krahasuar me rekordin e mëparshëm të telefonave Philips Ë6618, që përmbanin bateri me kapacitet 5300 mAh.

Sipas kompanisë Elephone, bateria me kapacitet 5350\">5350 mAh mund të zgjasë për 4 ditë përdorim. Bateria furnizohet shpejt (shkon në 70% për një orë), dhe mund të përdoret për të transferuar energji tek telefonat inteligjentë dhe pajisjet e tjera. Telefoni është i hollë përmasat 144 x 71 x 9.3 mm.

Ndër të tjera ky telefon përmban një ekran 5 inç me rezolucion 1080 pikselë, sensorin e gjurmëve të gishtërinjve, sistemin e pagesave NFC, një kamera frontale 8 megapikselë, kamera të pasme 16 megapikselë, 2GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme. Telefoni fuqizohet nga procesori MediaTek MT6592 me tetë bërthama me shpejtësi 1.7 GHz.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)