29 Mars 2024

“Alibaba” sundon tregun online

Pekin, 28 tetor - Themeluesi i “Alibaba”, kompanisë tregtare kineze përmes internetit, Jack Ma, është njeriu më i pasur në Kinë. Vlera e pasurisë së tij llogaritet rreth 20 miliardë dollarë, shkruan sot gazeta njujorkeze “Forbes”, transmeton BBC.

Sipas listës së “Forbes” të njerëzve më të pasur në Kinë, numri i miliarderëve në këtë vend aziatik është rritur këtë vit në 242, nga 168 sa ishin vitin e kaluar, ndërsa pasuria e Ma-së ka arritur në rreth 19.5 miliardë dollarë, për dallim nga viti i kaluar, kur ishte rreth 7.1 miliardë dollarë.

Kjo pasi kompania “Alibaba’ ka arritur të ardhura rekord nga oferta e saj fillestare publike (IPO) e aksioneve në bursën e New York.

Sipërmarrësi 50-vjeçar edhe muajin e kaluar ishte në vendin e parë të renditjes së përpiluar nga gazeta kineze “Hurun”, por pasuria e tij aktualisht është shumë më e lartë, përkatësisht 20 miliardë dollarë.

Kompania “Alibaba” u themelua 15 vjet më parë me një kapital prej 60 mijë dollarësh, të cilat Mao i kishte siguruar në formë huazimi nga miqtë, ndërsa ajo tani vlerësohet rreth 240 miliardë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)