26 Prill 2024

Kina dërgon sondë drejt Hënës

Pekin, 25 tetor - Kina nisi një sondë në hapësirë që për herë të parë në programin e këtij vendi do të fluturojë rreth Hënës dhe do të kthehet në Tokë.

Sonda u nis të premten nga qendra satelitore Xichang në provincën jugperendimore Sichuan.

Programi tetë-ditor kërkon të testojë teknologjinë që do të përdoret në një mision të planifikuar në vitin 2017 që synon të mbledhë mostra nga sipërfaqja e Hënës.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua tha se misioni i fundit “do të marr të dhëna eksperimentale dhe do të provojë teknologjitë e rihyrjes.\"

Kina ka nisur dy sonda në orbitën rreth hënës. Vitin e kaluar, ajo uli një sondë në sifërfaqen hënore. Asnjë nga misionet nuk ishte hartuar të rikthehej në Tokë.

Pekini shpreson se një ditë do të pasojë Shtetet e Bashkuara për t’u bërë vendi i dytë në botë që dërgon njerëz në Hënë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)