29 Mars 2024

Google prezantoi tabletin Nexus 9

New York, 17 tetor - Google prezantoi dje tabletin e saj më të fundit, Nexus 9, i cili është krijuar nga kompania HTC.

Tableti do të operojë me sistemin më të fundit operativ, Android 5.0 Lollipop. Ai përmban ekran 9 inç IPS LCD me rezolucion 2048 x 1536 pikselë.

Tableti Google Nexus 9, i hollë 7.9 mm, fuqizohet nga procesori Nvidia Tegra K1 me shpejtësi 2.3GHz, kartën grafike Kepler DX1 GPU dhe 2GB RAM.

Hapësira e brendshme është në dy versione, 16GB ose 32GB, por nuk ofrohet mbështetje për kartën microSD për më shumë hapësirë, transmeton krokodili.com.

Ky tablet ka gjithashtu kamera të pasme 8 megapikselë dhe kamera ballore 1.6 megapikselë. Bateria është me kapacitet 6,700 mAh, nuk dihet se sa orë mund të zgjasë.

Bashkë me tabletin vjen edhe një tastierë, që i bashkëngjitet atij në anën e pasme. Porositjet për këtë tablet do të fillojnë më 17 tetor, ndërsa ai do të hidhet në treg më 3 nëntor.

Ai vjen në ngjyrë të zezë, të bardhë dhe bezhë. Çmimi nuk është bërë i ditur akoma.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)