25 Prill 2024

Huawei prezanton Honor 6 Extreme Edition

Pekin, 14 tetor - Huawei prezantoi sot zyrtarisht telefonin Honor 6 Extreme Edition, i cili ka procesorin më të fundit të kompanisë, Kirin 928.

Ai vjen me tetë bërthama me shpejtësi 2GHz, 3GB RAM dhe kartën grafike Mali T628MP4. Telefoni ka pothuajse të njëjtën pamje si paraardhësi i tij, dhe përmban të njëjtën madhësi ekrani, 5 inç me rezolucion 1080 pikselë.

Ky telefon do të operojë me sistemin e fundit operativ Android 4.4 KitKat, dhe ofron lidhjen LTE-A Cat.6 për rrjetet që e mbështesin atë.

Hapësira e brendshme është 32GB, por mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. Në anën e pasme ka një kamera 13 megapikselë, ndërsa në anën ballore ka kamera 5 megapikselë.

Bateria është me kapacitet 3,100mAh si tek origjinali Honor 6. Ky telefon do të kushtojë 489 dollarë dhe porositjet për të fillojnë më 21 tetor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)