18 Prill 2024

Rikthehet pjesërisht interneti në Taxhikistan

Taxhikistan, 13 tetor - Disa prej uebfaqeve që ishin bllokuar në Taxhikistan, nga data 5 tetor, janë rikthyer.

Sot, është bërë e mundur qasja në Facebook, Wikipedia, dhe disa të tjera.

Po ashtu, mesazhet telefonike që ishin bllokuar javën e kaluar, janë liruar gjatë vikendit të fundit.

Mbi 200 faqe të internetit, përfshirë rrjetet e njohur sociale si Facebook,, YouTube, Twitter, e të tjera janë bllokuar me 5 tetor në Taxhikistan.

Kjo për shkak se interneti është përdorur nga lëvizja opozitare ‘Grupi24’, për të thirrur protesta me 10 tetor në Dushanbe.

Intervenimi i shtetit për të pamundësuar protestën ishte i shpejtë.`

Ndërsa, Gjykata Supreme e Taxhikistanit më 9 tetor, ka shpallur lëvizjen ‘Grupi 24’ si organizatë ekstreme, dhe i ka ndaluar veprimtarinë.

Po ashtu Gjykata, ka premtuar amnesti për të gjithë ata që largohen nga ‘Grupi 24’.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)