19 Prill 2024

Nokia Lumia 830 do të dalë në shitje këtë javë

Helsinki, 2 tetor –  Lumia 830 do të hyjë në dyqane këtë javë dhe çmimi i rekomanduar është 330 euro pa taksa

 Dy telefonët e parametrave mesatar kur u prezantuan në eventin IFA u njohën edhe si telefonat më të hollë në botë, por që e humbën këtë status pas prezantimit të iPhone 6 Plus.
Kamera e saj 10 Megapixel Pureview me optikat Zeiss është fantastike.

Telefoni ka një kornizë metalike dhe ekran 5 inç me teknologjinë ClearBlack ngjashëm me Lumia 930. Rezolucioni i ekranit është 720p dhe jo 1080p si në Lumia 930. Po ashtu çipi është një Quad Core Snapdragon 400 1.2 Ghz pajisur me 1 GB RAM dhe GPU Adreno 305.

Smartfoni ka versionin më të fundit të Windows Phone 8.1 i quajtur Lumia Denim ose Windows Phone 8.1 Update 1.
Lumia 830 ka 16 GB hapësirë të dhënash si dhe mbështetje për kartë microSD, por gjithashtu keni edhe 15 GB hapësirë falas në OneDrive

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)