24 Prill 2024

eBay do të ndahet nga PayPal

New York, 1 tetor - PayPal dhe eBay që aktualisht përbëjnë një kompani kanë njoftuar se do të ndahen në dy entitete, të cilat do të afarojnë ndaras nga njëra tjetra.

Lajmi është bërë i ditur nga bordi i drejtorëve të eBay, pasi që vlerësohet se ky hap do t’ia mundësojë kompanive eBay dhe PayPal të rriten më shpejtë, kur të jenë të ndara.

“eBay dhe PayPal do të jenë më të mprehta, më të forta, dhe më të fokusuara dhe konkurruese si kompani të pavarura në tregjet e tyre përkatëse,” ka thënë Donahoe.

“Si të pavarura, eBay dhe PayPal do të gëzojnë fleksibilitet të shtuar për të ndjekur tregje, partneritetet dhe mundësi të reja. Bordi dhe ekipi menaxhues besojnë se kur eBay dhe PayPal funksionojnë të ndara, në rrugë të pavarura nga viti 2015, do të jetë më mirë për biznesin e tyre dhe do të krijojnë vlera shtesë për aksionarët tanë. ”

Ndryshimi i statusit të PayPal dhe eBay do të bëhet vitin tjetër, dhe pritet të përfundojë në gjysmën e dytë të vitit 2015.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)