19 Prill 2024

Dogana konfiskon Iphone 6 gjatë tentim kontrabandimit

Prishtinë, 23 shtator - Dogane e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se oficerët doganor kanë parandaluar kontrabandimin e telefonave celular të markës Apple.

Gjatë kontrolleve rutinore të udhëtarëve të fluturimit Stamboll – Prishtinë oficerët doganor kanë arritur të gjejnë në valixhen e një udhëtare telefona Iphone 6 të cilët ishin të kamufluar së bashku me gjësendet tjera personale.

Vlera e mallra të cilat janë konfiskuar kalon 1500 euro kurse sasia është 4 copë. Telefonat janë produkte e reja të cilat sapo kanë dal në treg, respektivisht Iphone 6 dhe Iphone 6+.

Dogana iu bën thirrje të gjitha kompanive  të cilat merren me importin e telefonave të deklarojnë mallrat e tyre përndryshe të gjithë do ti nënshtrohen konfiskimit dhe gjobave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)