25 Prill 2024

WhatsApp tani edhe me telefonata

Prishtinë, 17 shtator - Shërbimi i ri që do të ofrojë aplikacioni Whats App do të jetë ai i telefonatave zanore, i cili erdhi në mënyrë të papritur për të gjithë nga krijuesit e çatit në Mobile World Congress në Barcelonë.

Sipas thashethemeve fillestare, mësohet se të gjithë ata përdorues që zotërojnë një aparat që funksionon me sistemin iOS, sistemi operativ i aparateve iPhone, duhet të azhornojnë aplikacionin dhe të aktivizojnë mikrofonat në mënyrë që të mund të realizojnë telefonata zanore.

Në mesazhin pop up që do t’ju vijë përdoruesve të iPhone dhe iPad mendohet se do të shkruhet “WhatsApp kërkon akses në mikrofonin tuaj për të dërguar mesazhe zanore, për të regjistruar video me zë si dhe për të marrë telefonata”.

Me futjen e telefonatave zanore, WhatsApp do të shndërrohej në një software Voip, duke ofruar në këtë mënyrë një shërbim të ngjashëm me Skype dhe aplikacione të tjera analoge. Vetë rrjeti social Facebook, i cili në shkurtin që lamë pas lajmëroi blerjen e WhatsApp për 19 miliardë dollarësh, ka prezantuar prej kohësh ekzistencën e mundësisë për të bërë telefonata zanore nëpërmjet internetit, duke përdorur kontaktet e përdoruesve.

Në fund të muajit gusht, aplikacioni numëronte plotë 600 milionë përdorues aktivë në muaj, ndërsa në prill rreth 500 milionë të tillë. Sipas vlerësimeve të GlobalWebIndex të bëra në fund të majit, nga kjo platformë shkëmbehen mesazhe për rreth 19% të popullsisë së lidhur në të gjithë globin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)