25 Prill 2024

Promovohet web faqja 'Perspektiva'

Prishtinë, 16 shtator - Instituti për Politika Zhvillimore INDEP në bashkëpunim me OJQ ‘New Perspektiva’ promovuan web faqen \'Perspektiva\' - http://www.new-perspektiva.com/ e cila ka për qëllim diskutimin, informimin dhe sigurimin e qëndrueshmërisë së Marrëveshjes së Normalizimit, që u arrit më 19 prill 2013 si rezultat i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kjo platformë komunikimi është e para e llojit të tillë në Kosovë dhe synon të aktualizojë dhe sjellë një qasje gjithëpërfshirëse të akterëve të ndryshëm të prekur nga Marrëveshja, me fokus në dy komunitetet më të mëdha në vend, shqiptarët dhe serbët, në lidhje me Marrëveshjen e Normalizimit.

Perspektiva do të jete vendtakim i blogerëve dhe opinionistëve nga Kosova me fokus në këmbimin e opinioneve rreth proceseve dhe aktiviteteve që rrjedhin si rezultat i Marrëveshjes.

Sipas themeluesve, në mungesë të hapësirës ku qytetarët e Kosovës mund të shprehin lirisht mendimet e tyre, të shtrojnë pyetje dhe të zhvillojnë debat mbi Marrëveshjen si dhe në mungesë të shpërndarjes së informatave më të hollësishme nga udhëheqësit e dialogut, Perspektiva do të jetë një hapësirë komunikimi dhe informimi në dispozicion të plotë të qytetarëve.

Qëllimi i këtij projekti është  të jetë një burim i pavarur, i qëndrueshëm dhe konstruktiv rreth Marrëveshjes së Brukselit të arritur në prill 2013 dhe të sqarojë domethënien e kësaj marrëveshjeje për qytetarët e Kosovës, e në veçanti për qytetarët e pjesës veriore.

Në fjalën hyrëse, Burim Ejupi, drejtor ekzekutiv i INDEP, përshëndeti të pranishmit dhe e vlerësoi themelimin e këtij projekti dhe promovimin e një web faqeje të tillë për të cilën theksoi se do të jetë plotësisht e pavarur dhe ftoi të pranishmit dhe qytetarët që të kontribojnë drejtpërdrejt në pasurimin dhe funksionalizimin e plotë të saj në dobi të qëllimit kryesor, forcimin e marrëdhënieve të mirëfillta mes qytetarëve të Kosovës.

Nga ana e saj, Joanna Hanson, bashkëthemeluese e OJQ ‘New Perspektiva’, deklaroi se ajo shpreson që nëse banorët e Kosovës arrijnë të flasin lirshëm dhe të shprehin mendimet e tyre,  ata në një pikë do arrijnë të gjejnë një kuptim të përbashkët të realitetit ku jetojnë, qoftë edhe nëse kjo do të thotë që të pajtohen mbi atë se çka ata në parim e kundërshtojnë. Sipas saj, që në fillimet e para të projektit, njerëz nga të dyja komunitetet kanë bashkëpunuar, kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm dhe kanë mundur të vendosin marrëdhënie profesionale dhe shoqërore.

Deri më tani, qytetarët e Kosovës janë mbajtur larg detajeve të asaj se çka konkretisht është thënë në këto bisedime. Për më tepër, nuk kishte fare përfshirje të udhëheqësve politik të pjesës veriore të Kosovës në të, gjë që e ka mbajtur atë pjesë të popullatës plotësisht të izoluar nga informacioni i nevojshëm për Marrëveshjen e Normalizimit. Kjo web faqe pritet që të kontriboj sadopak në plotësimin e boshllëkut të krijuar nga mungesa e informacionit.

Nisja e punës së kësaj web faqeje u mbështet dhe financohet nga  National Endowment for Democracy (NED)vendit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)