29 Mars 2024

Google prezanton "Android One"

New York, 16 shtator - Google prezantoi sot programin Andrid One bashkë me tre telefona inteligjentë me çmim të arsyeshëm.

Programi Android One është në dispozicion fillimisht në Indi, dhe vjen tek tre telefona inteligjentë, si: Micromax Canvas A1, Spice Dream UNO dhe Karbonn Sparkle V, transmeton krokodili.com.

Telefonat do të vijnë nga kompani si Micromax, Karbonn dhe Spice Retail. Telefoni Spice Dream UNO kushton më lirë, 103 dollarë, Sparkle V kushton 105 dollarë, ndërsa Canvas A1 kushton 106 dollarë.

Sa i përket veçorive, të tre këta telefona bazohen në dizajnin e Google-it, dhe janë pothuajse identikë. Të tre kanë ekran 4.5 inç me rezolucion IPS 854×480 pikselë, procesorin MediaTek MT6582 SoC me katër bërthama Cortex-A7 CPU me shpejtësi 1.3GHz dhe kartën grafike Mali 400 MP2 GPU.

Këta telefona kanë edhe 1GB RAM, 4GB hapësirë të brendshme që mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD, kamera të pasme 5 megapikselë, kamera ballore 2 megapikselë, radio FM, dy vende për karta SIM dhe bateri me kapacitet 1,700mAh.

Ata do të operojnë me sistemin operativ Android, 4.4.4 KitKat. Telefonat do të marrin përditësimet e sistemit operativ direkt nga Google për një periudhë dyvjeçare.

Një veçori tjetër interesante është se përdoruesit e Android One do të kenë mundësi të shkarkojnë dhe shohin video në YouTube edhe pa lidhje interneti, veçori që nuk është në dispozicion në pajisjet e tjera Android. Të tre këta telefona vijnë me lidhjen 3G.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)