25 Prill 2024

Lansohet platforma online me slogane kritike

Prishtinë, 2 shtator - Me qëllim të aktivizimit qytetar dhe reagimit ndaj problemeve kryesore me të cilat po ballafaqohet shoqëria kosovare, si pjesë programit per mendim dhe shkrim kritik, organizata INTEGRA ne bashkepunim me Ambasadën Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, lanson Platformën Online  www.criticalslogans.org, me slogane kritike.

Përmes kësaj komunikate dëshirojmë t`ju njoftojmë me objektivat, formatin, përmbajtjen dhe karakteristikat e kësaj ueb platforme.

Sfidat më të theksuara të shoqërisë tonë janë korrupsioni, krimi i organizuar, sistemi gjyqësor, papunësia, dhuna familjare, shkelja e të drejtave të njeriut, ballafaqimi me të kaluarën, liberalizimi i vizave dhe integrimi në BE. 

Mungesa e angazhimit shoqëror dhe neglizhenca për zgjidhje të problemeve është një ndër arsyet kryesore pse shoqëria kosovare është fare pak e përfshirë në proceset vendimmarrëse. 

Integra e sheh të domosdoshëm involvimin dhe aktivizimin qytetar në proceset që po kalon shoqëria kosovare, qoftë përmes angazhimit direkt, debateve dhe diskutimeve, monitorimit apo edhe kritikës. 

Për ta bërë këtë, Integra ka vendosur të përdor metodologjinë ndërkombëtare “Loesje” për shkrim dhe mendim kritik. Një nga qëllimet e metodologjisë Loesje është zhvillimi i sensit të të menduarit dhe të shkruarit kritik tek qytetarët, si reagim i duhur karshi problemeve të shoqërisë. 

Produkt final i kësaj metodologjie është prodhimi i sloganeve të mprehta dhe kritike që lidhen me çështjet sociale, kulturore, ekonomike dhe politike, përmes punëtorive për shkrim dhe mendim kritik, të zhvilluara me grupe të ndryshme të shoqërisë.

Për të ndjerë fuqinë e metodologjisë “Loesje” më poshtë mund të gjeni disa slogane të prodhuara nga aktivitetet e projektit në fjalë:


    Faleminderit Wikipedia, unë dilpmova!
    Diplomova… tash përnjemend duhet me mësu.
    Puna ma e vështirë është me gjetë punë.
    - A diplomove? - Po. - Mos u mërzit!
    Të luftojmë papunësinë, të zgjedhim dy kryeministra.
    Sa “grua” duhet me qenë për me të thanë burrneshë ?!
    Vajza: M’fal, sytë e mi janë pak ma naltë
    S’po du ma forume t’grave në parti t’burrave!
    Femra është gjysma e shoqërisë, jo gjysma e burrit!
    Femra nuk është njësi matëse e fuqisë së burrit!
    E kom pa Evropën… prej birës së çelësit!
    Mbetem t’u thanë “a ma mirë k’tu a atje?!”
    ‘Skype’ nuk është mënyra e vetme për me pa dajën në zvicër.
    - Unë jam korrupsioni. - Më vjen mirë, kam dëgjuar shumë për ty.
    Integrimi evropian: searching... Destination not found!

          

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)